©2018 Учебные документы
Рады что Вы стали частью нашего образовательного сообщества.

BSH konfi rmon rritjen e çmimeve të banesave - Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga Medar Shtylla


BSH konfi rmon rritjen e çmimeve të banesave, 



në tremujorin e katërt 2016 indeksi u rrit me 4%



Çmimet e banesave panë një rritje të beftë në tremujorin e fundit të vitit 2014 pas një stanjacioni në tremujorin 



e tretë. Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të politikës monetare, raportoi se indeksi i çmimit të banesave u 



rrit me 4% në tremujorin e katërt. Gjatë vitit 2016, indeksi i çmimeve u rrit me 4.6% në terma mesatarë vjetorë...

aspak problem të gjenden 

shtigjet për të justifi kuar 

paratë, përmes pagesave me 

këste. Zona e parë e kërkimit 

ishte pranë digës së liqenit 

artifi cial, ku shoqëria Nderpro 

sh.p.k. kishte objektin e saj 

drejt përfundimit. Çmimi për 

metër katror i apartamenteve 

për banim ishte 1800 euro. 

Dikur, apartamentet në atë zonë 

tregtoheshin rreth 1200-1300 

euro për njësi matëse. Ndërtimi 

i rrugës së re, së fundmi, i ka 

dhënë një tjetër dimension 

kësaj zone, duke e bërë atë 

mjaft të preferuar. Megjithatë, 

pavarësisht rritjes së çmimit, 

numri i apartamenteve të 

lira për shitje ishte i vogël. 

Kishte shumë pak variante 

zgjedhje, asnjë apartament 

i orientuar nga perëndimi 

nuk kishte ngelur pa shitur, 

ndërkohë që objekti ende nuk 

kishte përfunduar. Menaxheri 

i kompanisë ndërtuese, 

Andi, pasi tregoi mundësitë 

e lira për zgjedhje, pohoi se 

përgjithësisht apartamentet 

ishin blerë me shumën e plotë 

të parapaguar dhe siguron se 

fqinjët e ardhshëm do të ishin 

njerëz me nivel të lartë. Pasi 

iu tha se blerja e apartamentit 

mund të bëhej vetëm me 

ndihmën e kredisë, interesi i tij 

ndaj klientit ra. Shanset e një 

individi me të ardhura mesatare 

për të marrë një kredi, për një 

shtëpi me vlerë mbi 200 mijë 

euro, janë thuajse zero, teksa 

banka përgjithësisht nuk jep më 

shumë se 50 mijë euro kredi. 

Duke u afruar më pranë zonës 

së ish-Bllokut, menaxherëve 

të shitjeve iu tha se kërkohej të 

blihej një hyrje me para në dorë. 

Pranë stadiumit ‘Dinamo’, Ferar 

sh.p.k. ishte në përfundim të 

ndërtimit të objektit. Nga 1700 

euro/m2 në fi llimet e ndërtimit, 

çmimi për një metër katror 

kishte kapur nivelin e 2000 

eurove. Përsëri, edhe në këtë 

objekt, menaxherja e shitjeve, 

Visa, siguroi se klientela ishte 

e mirë, ndërsa apartamentet e 

lira për shitje ishin të pakta në 

numër. Zona e dytë e kërkimit, 

te Kopshti Zoologjik, pranë 

Ambasadës Amerikane, ish-

Parku i Autobusëve, te Selvia 

dhe te zona e Shkollës së Kuqe, 

çmimet e apartamenteve 

variojnë nga 1100 në 1500 euro 

për m2 dhe sipas aktorëve të 

tregut, çmimet në këto zona 

janë rritur me 100 deri në 200 

euro për m2, krahasuar me pak 

vite më parë. Zona e tretë, ku 

përfshihet Komuna e Parisit, 

Porcelani, Liqeni i Thatë, 

Shkolla e Bashkuar, Kinostudio 

dhe Kombinati, çmimet e 

apartamenteve variojnë nga 700 

deri në 1000 euro për m2. Pjesa 

më e madhe e apartamenteve 

në ndërtim ishin të shitura. 

Në zonën e Liqenit të Thatë, 

ndërtuesi tha se vetëm dy 

apartamente kishte të lira për 

shitje, ndërsa pak më poshtë, 

në zonën e Kopshtit Zoologjik, 

të gjitha apartamentet ishin 

shitur. Në varësi të pamjes 

së apartamentit, orientuar 

nga liqeni artifi cial i parkut 

të Tiranës ose jo, çmimet 

luhateshin nga 1200 në 1800 

euro. Komuna e Parisit është 

një nga lagjet e reja më të 

populluara të Tiranës. Në 

kompleksin e dytë të pallateve 

Kika, çmimi për metër katror 

është 950 euro, i diskutueshëm 

nëse paguhej 60% e shumës. 

Sokoli, administrator i 

kompanisë ndërtuese, tha 

se kërkesën për apartament 

e shikon në rritje dhe në 

kompleksin që kërkonte rreth 

gjashtë muaj që të fi nalizohej 

kishte shumë pak hyrje banimi 

të lira për shitje. Gjithashtu, ai 

shtoi se nuk është rritur vetëm 

kërkesa për shtëpi, por dhe 

kërkesa për të pasur shtëpi me 

cilësi. Po në atë zonë, pritej që të 

fi llonin ndërtimet e kompleksit 

të tretë të banimit Kika, mirëpo 

administratori rrëfeu se ende 

nuk kanë vendosur se me çfarë 

çmimi do të dilnin në treg, por 

ai do të refl ektonte taksën e 

rritur dhe kërkesën e lartë. Psh, 

vetëm taksa e infrastrukturës, 

nga 15 euro/m2 shkonte në 75 

euro/m2.


Zona më e shtrenjtë. Zonat më 

elitare të Tiranës, si ajo pranë 

Radio Televizionit Shqiptar, janë 

të cilësuara në përditshmëri 

si të paprekshme dhe çmimi 

i apartamenteve në atë zonë 

kap vlerën 3000 euro për m2. 

Aktualisht në atë zonë është 

vetëm një objekt në ndërtim nga 

fi rma ndërtuese “Ana sh.a.”

Banka e Shqipërisë: Çmimet pritet të shtrenjtohen më tej

11

E  shtunë, 11 shkurt 2017

55

@

 | www.gazeta55.al



ga

ze

ta



 DITA

Në Shqipëri, numri i personave që 

zyrtarisht deklarojnë se kanë të 

ardhura me të larta se 2 milionë lekë 

në vit (rreth 15 mijë euro) është shumë 

i ulët. Sipas të dhënave zyrtare nga 

tatimet, që i referohen personave që 

kanë bërë deklarimin e të ardhurave 

vitin e kaluar janë dorëzuar gjithsej 

6341 deklarata nga individët 

tatimpagues. Numri i individëve që 

kanë deklaruar se kanë të ardhura 

mbi 1250 euro në muaj (15 mijë euro 

në vit) është minimal, në raport me 

totalin e të punësuarve në vend, vetëm 

0.6% e tyre (në total sipas INSTAT 

janë mbi 1 milion të punësuar në vit, 

nga të cilët 417 mijë në sektorin privat 

jo bujqësor, 475 mijë në bujqësi dhe 

165 mijë në shtet). Në bazë të ligjit për 

tatimin mbi të ardhurat, individët me 

të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit 

duhet të bëjnë çdo vit deklarimin e 

tyre në tatime deri në datën 30 prill. 

Këtu përfshihen të ardhurat nga paga, 

qiraja, dividendi, interesat bankare, 

lotaritë, pasuria intelektuale, fitimi 

kapital nga dhurimi,të ardhura të 

realizuara jashtë territorit shqiptar. 

Trendi i deklarimeve ka ardhur 

gjithsesi në rritje. Ky ritëm në vitin 

e kaluar Ishte në 11% rritje kundrejt 

vitit paraardhës. Në shifrat e 

tatimeve përfshihen vetëm individët 

që zyrtarisht kanë deklaruar se të 

ardhurat e tyre i kalojnë 1250 euro 

në muaj, ndërsa numri real i tyre, 

përfshirë të ardhurat e padeklaruara, 

apo ato të përfituara me korrupsion 

ose aktivitet ilegal është praktikisht i 

pamatshëm.

Tatimi mbi pagat e larta, më 



dekurajuesi në rajon/

Shqipëria 

mban rekord në rajon për taksimin e 

Individëve me paga të larta. Norma 

progresive prej 23%, për pagat mbi 

130 mijë lekë (rreth 930 euro) është 

unike në gjithë rajonin, që i taton të 

ardhurat nga paga mesatarisht me 

9-11%. 


Për krahasim, Mali I Zi, që paga të 

larta kategorizon ato mbi 720 euro 

neto, I taton me 11%, nga 9% që 

tatohen pagat nën këtë nivel.

Edhe Serbia, që i ka taksat mbi 

biznesin të larta dhe të krahasueshme 

me ne, të ardhurat nga punësimi dhe 

të ardhurat nga biznesi i taton me 

10%. Serbia taton të ardhurat nga 

copyright dhe të ardhurat nga qiraja 

20%; të ardhurat nga kapitali 15% 

duke përjashtuar nga taksimi shitjen e 

aseteve që Ishin në pronësi të shitësit 

për më shumë se 10 vjet.

Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat 

personale është i sheshtë prej 10%. 

Në Mal të Zi, tatimi mbi të ardhurat 

është 9% dhe rritet në 11% për të 

ardhurat prej më shumë se 720 Euro 

neto/muaj nga punësimi. Në këtë 

shtet, pagat për punonjësit Start 

up (përveç për sektorët e bujqësisë, 

peshkimit, transportit, ndërtimit të 

anijeve) janë subjekt I përjashtimit 

nga taksimi për 8 vjet, deri në një 

shumë totale prej 200,000 euro. 

Kosova ka tatimin mbi pagën më të 

ulëtin në rajon, progresiv nga zero 

në 10 (0%/4%, 8%, /10%). Në Bosnjë 

Hercegovinë, tatimi mbi të ardhurat 

është fiks, 10%.

Pas 6 ditësh janë nxjerrë nga 

niveli 21 i minierës së Bulqizës 

të vdekur 3 minatorët kinezë. 

Ditën e shtunë tre minatorët 

u bllokuan në nivelin e 21 

të minierës për shkak të një 

shpërthimi të fuqishëm gazi. 

Presidenti i Republikës, Bujar 

Nishani shpreh ngushëllimet 

dhe dhimbjen për humbjen 

tragjike të jetës nga tre 

minatorët kinezë në minierën 

e Bulqizës, trupat e të cilëve u 

gjetën mbrëmë pas gjashtë ditë 

kërkimesh intensive.

“Tragjedia e papritur e 

ndodhur në minierën e 

Bulqizës ditën e shtunë si 

pasojë e shpërthimit të gazit 

hidrogjen, që fatkeqësisht 

bllokoi nëntokë në krye të 

detyrës tre minatorë, duke 

plagosur edhe tre të tjerë, për 

më tepër qytetarë kinezë, të 

cilët punonin dhe jetonin në 

vendin tonë, duke u përpjekur 

të ndërtojnë një të ardhme më 

të mirë, më ngjalli një ndjenjë 

ankthi të parrëfyer për fatin e 

tyre. Gjatë gjithë këtyre ditëve 

i kam ndjekur me vëmendje 

dhe shqetësim, pse jo edhe 

me shpresë, përpjekjet e 

mundimshme që po bëheshin 

për shpëtimin e tyre, por 

mbrëmë më mbërriti lajmi i 

kobshëm për gjetjen e trupave 

pa jetë të tre minatorëve, të 

cilin e prita me hidhërim të 

madh. Gjej rastin të përsëris 

apelin tim institucional, por 

edhe njerëzor, që të merren 

Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për humbjen 

tragjike të jetës së tre minatorëve kinezë në Bulqizë

Bulqizë, gjenden pas 6 ditësh të vdekur 3 minatorët kinezë

të gjitha masat e nevojshme 

teknike në mënyrë që ngjarje 

të tilla të rënda e tragjike të 

mos përsëriten më në galeritë 

e minierave shqiptare si dhe 

të vënies para përgjegjësisë 

së shkaktarëve të mundshëm. 

Me këtë rast të dhimbshëm 

dëshiroj të shpreh si Kryetar 

i Shtetit, por edhe në emër të 

gjithë qytetarëve ngushëllimet 

më të sinqerta për familjet 

dhe të afërmit e viktimave dhe 

të ndaj me ta solidaritetin e 

mbarë popullit shqiptar për 

ata tre njerëz punëtorë dhe 

të sakrifi cave. Shpirti i tyre 

pushoftë në paqe!”

Qendrat spitalore në rrethe 

po vuajnë pasojat e mungesës 

masive të stafeve dhe mjekëve 

specialistë. Këtë vit, situata 

duket se është rënduar edhe 

më tej, pasi ditët e fundit, 

spitalet rajonale kanë bërë 

shpallje masive për vende të 

lira pune. Pak ditë më parë, 

Spitali i Përmetit shpalli 

njoftimin për 12 vende të lira 

vetëm për mjekë. Qendra 

spitalore në Përmet kërkonte 

të punësonte dy mjek kirurgë, 

pediatër, obstetër, mjek për 

ORL, kardiolog, mjek për terapi 

intensive, radiolog, mjek për 

bankën e gjakut, etj.  Spitali 

e ka bërë shpalljen pasi është 

gjetur me vende të lira pune 

prej fenomenit të emigrimit dhe 

moskthimit të specializantëve.

Në situatë të ngjashme janë 

edhe spitalet në qytetet të tjera, 

sidomos ato periferike. Qendra 

spitalore rajonale e Vlorës pak 

ditë më parë nxori shpalljen 

në Buletinin e Prokurimeve 

publike për 15 mjekë dhe 21 

infermierë. Duket se mungesat 

më të mëdha janë në spitalin e 

Sarandës. Shpallje për vende 

të lira pune kanë bërë edhe 

spitalet e tjera, teksa në disa 

prej tyre prej vitesh punojnë me 

mungesa të theksuara në staf. 

Shërbimi i radiologjisë vijon 

të jetë problem ne shumicën e 

spitaleve te rretheve. Një nga 

shkaqet kryesore të boshatisjes 

së spitaleve ne rrethe është edhe 

emigracioni, sipas Ministrisë së 

Shëndetësisë. Migrimi i madh 

i brendshëm nga zonat rurale 

në zonat urbane ka ndikuar 

në keqkonfi gurimin e rrjetit të 

ofruesve të kujdesit shëndetësor 

ndaj nevojave të popullsisë, 

ka argumentuar dikasteri i 

shëndetësisë në një raport të 

posaçëm për emigracionin. 

Kjo lëvizje ka ndikuar edhe 

Emigracioni “shteron” mjekët, spitalet 



në rrethe në emergjencë për stafe



Qendrat spitalore në rrethe po vuajnë pasojat e mungesës masive të stafeve dhe mjekëve specialistë. Këtë vit, situata duket se 



është rënduar edhe më tej, pasi ditët e fundit, spitalet rajonale kanë bërë shpallje masive për vende të lira pune. Pak ditë më parë, 



Spitali i Përmetit shpalli njoftimin për 12 vende të lira vetëm për mjekë. Qendra spitalore në Përmet kërkonte të punësonte dy 



mjek kirurgë, pediatër, obstetër, mjek për ORL, kardiolog, mjek për terapi intensive, radiolog, mjek për bankën e gjakut, etj.

në ndryshimin e raporteve të 

mjekëve dhe infermierëve me 

popullsinë. Numri i mjekëve 

për banorë është në nivelet më 

të ulëta në Europë, ndërkohë që 

numri i personelit infermieror 

është i krahasueshëm edhe 

me disa vende të Bashkimit 

Europian. Numri i mjekëve 

për 10 mijë banorë është 12.7. 

Ministria e Shëndetësisë 

vë në dukje se megjithëse 

Shqipëria vazhdon të investojë 

për formimin dhe edukimin 

e personelit infermieror, një 

pjesë e tij po largohet nga 

vendi, të tërhequr nga njohja e 

diplomës dhe ofertat e punës 

për paga më të mira në vendet 

e Europës Perëndimore, si: 

Itali, Gjermani etj. Shpërndarja 

jo e njëtrajtshme e personelit 

mjekësor sjell pabarazi në 

aksesin ndaj shërbimeve të 

kujdesit shëndetësor. Megjithëse 

popullata gjatë këtyre viteve në 

zonat urbane është më e madhe 

se ajo e zonave rurale, nevojitet 

një shpërndarjeje më e mirë e 

mjekëve të përgjithshëm. Në 

disa zona ka rritje të ngarkesës 

për mjek kundrejt normës 

së mbulimit të popullatës. 

Braktisja nga ana e personelit 

shëndetësor të zonave të 

vështira rurale, si dhe lëvizjet 

e brendshme të popullsisë 

vështirësojnë planifi kimin e 

nevojave të burimeve njerëzore 

në këtë sektor.

Zbulohet sa persona kanë të ardhura mbi 15 mijë euro në vit në Shqipëri



12

E  shtunë, 11 shkurt 2017

55

@

 | www.gazeta55.al



ga

ze

ta



DOSSIERDOSSIER



 DOSSIER



1961/Vitet e burgut të Musine Kokalarit



U internua para 



se të lirohej nga burgu



Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1961, pas shumë viteve 

burgim, Musine Kokalari u 

lirua nga burgu. Mirëpo disa 

javë përpara se të lirohej, 

regjimi kishte bërë gati 

vendimin e internimit të saj, 

duke mos e lënë asnjë sekondë 

të jetonte në Tiranë. Më poshtë 

do bëjmë një përshkrim të disa 

momenteve të jetës së saj si e 

burgosur. Intelektualja e rrallë 

shqiptare, u dërgua të punonte 

si rrobaqepëse dhe punëtore 

ferme, duke përjetuar vuajtje 

të pafundme shpirtërore e 

fizike.

Në burg

Në atë kohë gratë (e dënuara 

me akuza politike dhe 

ordinere) e vuanin dënimin 

në Punëtorinë Qendrore të 

Artizanalit. Kjo ishte në ish 

fabrikën “Flora” të Ibrahim 

Biçakçiut. Aty vuanin dënimin 

edhe shumë ordinerë. Ata 

ushtronin profesione të 

ndryshme. Brenda godinës 

profesioni më i njohur ishte 

rrobaqepësia, ndërsa jashtë saj 

ai i bujkeshës.

Musine Kokalari u ndiqej edhe 

brenda në burg. Më 25 tetor 

1955 miratohet propozimi 

për përpunim aktiv 2A në 

burg për shkak të aktivitetit 

antipopullor me prirje balliste. 

Në këtë relacion thuhej se 

Musineja qëndronte në krye 

të grave të dënuara politikisht 

duke bërë qëndresë edhe në 

burg.

Më 4 dhjetor 1955 ka raportuar 



për Musinenë, informatorja 

e burgosur me pseudonimin 

“Bamja e pjekur”. Ajo relaton 

për bisedimet që ka pasur me 

Musinenë, Drita Kosturin dhe 

Raile Luzin. Jepet vijësjellja 

që “Bamja” të vazhdonte 

shoqërinë me Musinenë. 

Por kanë vazhduar të japin 

informata edhe “Sorkadhja” 

dhe “Lulja e Zambakut”. 

“Bamja e pjekur” merr detyrat: 

“Rri gjithmonë afër Musinesë, 

Dritës dhe Railës dhe bëj 

ç’është e mundur që të fitosh 

besimin e tyre që ato të mos 

kenë dyshime karshi teje”.

Kjo dosje mbyllet më 22 tetor 

1956. Më 1961 Musineja lirohet 

nga burgu dhe internohet në 

Kurbnesh. Materialet kësaj 

periudhë pas një kontrolli 

të një ekipi të MPB-së 

konsideroheshin si të pavlera.



Kërkesa për lirimin me 



kusht

Pas disa vitesh burgim, 

Musineja kërkoi lirim me 

kusht, pasi kishte kryer shumë 

vite burgim. Kjo kërkesë është 

bërë në mënyrë dinjitoze dhe 

jo për mëshirë. Madje ajo nuk 

kërkoi këtë lloj mëshire.



Gjykatës së Lartë Ushtarake, 

Tiranë

Unë e nënshkruara Musine 

Kokalari, e bija e Reshatit dhe 

e Hanushesë, me profesion 

librare, arrestuar nga 

Mbrojtja Popullore në rrugën 

“Dervish Hima” më 23 janar 

1946, dënuar nga Gjykata e 

Lartë Ushtarake me 20 vjet 

privim lirie, meqenëse kam 

plotësuar gjysmën e dënimit, 

paraqes kërkesën për lirim me 

kushte.

Meqenëse aktiviteti tim është 

bërë para zgjedhjeve të 2 

dhjetorit 1945, gjatë periudhës 

kur partia e kish lënë veten 

në gjysmë ilegaliteti dhe roli i 

saj në Front nuk ishte i hapët, 

qeverisë nuk i jepej fytyra e 

vërtetë që ishte komuniste dhe 

direktivat e Komitetit Qendror 

ndaj partisë për mostolerimin 

e krijimit të partive të tjera 

borgjeze nuk ishin shpallur 

zyrtarisht, besoj se kërkesa 

time do merret parasysh.

Shpresoj se kjo çështje do të 

shihet jo nën influencën e një 

anshmërie ideologjike, as nën 

pretekstin e ujkut me qengjin, 

por nën priznim e gjykimit të 

ushtron ligji për veprimtarinë 

e kryer në kohë e kondita të 

ndryshme, duke balancuar 

drejt kushtet e të dy palëve e 

që një lëshim i kondicionuar të 

jetë njëkohësisht i garantuar 

po nga forca e ligjit, në 

përputhje vetëm të qëndrimit 

korrekt brenda, që i tillë 

do të jetë dhe jashtë, duke 

mos patur asnjë anë tjetër 

lehtësonjëse ku mund të 

mbështetem.

Mbetem me nderime,

Musine Kokalari

Kamp, 22.5.1957

Gjykata e Lartë

Më 31.7.1957, kreu i Gjykatës 

së Lartë, Aranit Çela, me 

anë të një shkrese i drejtohet 

Drejtorisë së Punëve të 

Brendshme Tiranë për të 



13

E  shtunë, 11 shkurt 2017

55

@

 | www.gazeta55.al



ga

ze

ta



DOSSIERDOSSIER



 DOSSIER

ditur opinionin e saj në lidhje 

me lirimin ose jo nga burgu 

të Musine Kokalarit, e cila 

vuante dënimin në kampin e 

Ndërmarrjes Bujqësore “Ylli i 

Kuq” në Kamëz. 

“Për t’u marrë në shqyrtim 



kërkesa e saj, jeni i lutur të 

na njoftoni mbi qëndrimin 

dhe sjelljet e saj gjatë kohës së 

vuajtjes së dënimit dhe nëse 

me punën ka dhënë shenja 

pendimi për krimin e kryer”-

shkruan Aranit Çela.



Përgjigja e Sigurimit



Republika Popullore e 

Shqipërisë

Ministria e Punëve të 

Brendshme

Ana e Sigurimit të Shtetit

Tiranë më 29.8.1957

Lënda: Mbi të dënuarën 

Musine Kokalarin

Drejtuar: Gjykatës së Lartë 

(Kolegjit Ushtarak)

Përgjigje shkresës suaj nr.122, 

datë 31.7.1957

Sa kërkoni me të sipërmen, 

ju njoftojmë se e përmendura 

në lëndë, gjatë vuajtjes së 

dënimit nuk ka mbajtur 

qëndrim të mirë, në mënyrë 

shumë të hollë dhe të rafinuar 

ka zhvilluar agjitacion e 

propagandë kundra pushtetit 

popullor, ka tentuar disa 

herë që të grumbullonte 

rreth vetes vajza të reja të 

dënuara për faje ordinere, 

por nuk ia ka arritur qëllimit 

pse është demaskuar dhe 

goditur për këto veprime. 

Ka propaganduar duke bërë 

krahasimin e burgjeve tona, 

duke thënë se në burgjet 

tona njerëzit me kurajë 

civile iu mbytet iniciativa 

dhe të drejtat e tjera që 

gëzojnë të burgosurit, etj. 

Rri vazhdimisht me elementë 

armiq të pushtetit popullor. 

Në punën që bën nuk tregohet 

e penduar aspak për krimin 

e kryesor, prandaj ne duke u 

bazuar sa më sipër, nuk jemi 

të mendimit që të lirohet me 

kusht.

Zv/drejtori i Punëve të 

Brendshme

Nënkolonel Qatip Dervishi
?


elmi-srlr--2016--6-76-4.html

elmi-srlr--2016--6-76-44.html

elmi-srlr--2016--6-76-49.html

elmi-srlr--2016--6-76-53.html

elmi-srlr--2016--6-76-58.html